1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Gazetari Faton Osmani varroset nesër në Prishtinë

- Advertisement -

Themeluesi dhe pronari I Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, do të varroset nesër me fillim të orës 12:00 në Prishtinë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Të nderuar familjarë e miq, Zemërthyem ju njoftojmë se sot babi na la, i rrethuem me më të dashtunit e vet. Varrimi mbahet nesër (12 shkurt – 12:00) në Prishtinë, ndërsa e pamja do të vazhdojë tri ditë (për vendin, do t’ju njoftojmë me kohë). Faleminderit stafit mjekësor dhe të gjithëve që na qëndruan pranë gjatë ditëve tona më të vështira. E ty, bab, do t’kujtojmë e do t’përpiqemi të t’bëjmë krenar deri në frymën e fundit. Deri në takimin tjetër, Sevda, Enea dhe Ermoni”,  thuhet në njoftimin e familjes.

Faton Osmani vdiq sot në moshën 49-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit