5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Gazetari Berisha: Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme

- Advertisement -

Gazetari Ridvan Berisha thotë se Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme për ta ideuar një formulë politike të koalicionit të gjerë, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Kurti është i molisur nga dilogu me Serbinë, e tash e ka përjetuar edhe presionin ndërkombëtar, kur më herët thoshte se nuk e di se çka dmth ky presion.

Postimi i plotë:

Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme për ta ideuar një formulë politike të koalicionit të gjerë. Është i molisur nga dilogu me Serbinë, e tash e ka përjetuar edhe presionin ndërkombëtar, kur më herët thoshte se nuk e di se çka dmth ky presion.

Për çdo ditë Kurti po shtrëngohet t’i përtypë me zor fjalët e zotimet e tij dhe fare nuk po skuqet.

Është i molisur edhe nga përformaca e dobët e qeverisjes përbrenda.

Exit-i për të janë zgjedhjet si kapitull i ri, për rilegjitimitet, për t’i lënë në arkiv të gjitha zotimet e piskamat kundër oponentëve duke e modeluar një fazë të re, koncenzusin mbarëshoqëror!

Gjithmonë është theksuar se uniteti në raport me Serbinë është jetik!

A është tani Kurti adresa premtuese e këtij uniteti?!

Ta shohim. Unë fare nuk kam besim në të!

Hija e kaosit do ta ndjekë çdo herë profilin e tij si politikan kaotik!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit