Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetari dhe analistit të njohur Artur Zheji. Begaj e ka vlerësuar si një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri.
“Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri.”, shprehet Begaj.
Zheji humbi jetën në moshë 64 vjeçare si pasojë e arrestit kardiak. gazetar, analist i njohur dhe drejtues i emisionit “360 Gradë” në ABC News ka një kontribut të gjatë si gazetar dhe opinionist në mediat shqiptare.