-2.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Gazetari amerikan që u vra në Ukrainë, ka punuar kameraman edhe në Kosovë

- Advertisement -

Brent Renaud, ish-korrespodenti i New York Times është vrarë gjatë vikendit nga forcat ruse në Irpin afër Kievit. Teksa, raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një gazetar tjetër.

Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat ruse kanë qëlluar me armë makinën ku gjendeshin gazetarët ndërkombëtarë.

Brent Renaud, ka qenë me detyrë edhe në Kosovë, shkruan Insajderi.

Gazetari Behar Zogiani, ka njoftuar se Renaud, ka punuar kameraman në Televizionin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë e pas Luftës-TV UNMIK dhe me pas e ka prodhuar një film dokumentar për Kosovën. 

Ai madje tregon edhe komunikimin e fundit që ka pasur me të në vitin 2008. Në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë ai kishte uruar Zogianin.

“Brent Renaud, në TV-në e UNMIK-ut, që prodhonte për programin e RTK-së së pas Luftës, ishte koleg shumë i zellshëm e mik i urtë! Inteligjent dhe shumë i përkushtuar në punë! Kosovën e përjetoi si shtëpinë e tij! Gjatë qëndrimit në Kosovë, ia dha vetës pseudonimin: “KLA Friend-Mik i UÇK-së””, kujton Zogiani Reanaud.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159360742490485&id=687225484

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit