Gazetari amerikan, Benjamin Butterworth ka postuar një fotografi në rrjetin social twitter para një dyqani me veshje në Prishtinë i cili është emëruar me emrin ‘Hillary’.
Buterworth ka thënë se në kryeqytetin e Kosovës, dyqani ‘Hillary’ shet kopje të fustaneve dhe pantallonave të veshura nga Hillary Clinton.
“Përshëndetje nga Hillary, një dyqan në kryeqytetin e Kosovës që shet vetëm kopje të fustaneve dhe pantallonave të veshura nga @HillaryClinton”, shkroi gazetari amerikan.