24.3 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Gazetari Ahmeti me shkrim emocional, e përmend Kurtin, UÇK-në e komandant Calin

- Advertisement -

Analisti dhe gazetari Arben Ahmeti ka shkruar për dënimin e ish-komandanit të UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burg, Salih Mustafa.

Duke e cilësuar dënimin e dhënë ndaj tij si dënimin më të ashpër për një pjesëmarrës në luftërat e ish-Jugosllavisë, ai e ka quajtur rezultat të investimit të madh të Serbisë, me qëllim manipulimi të së vërtetës.

“Nje pjesetar i Ushtrise Clirimtare te Kosoves (Salih Mustafa) eshte denuar me 26 vjet heqje lirie. Denim kapital dhe denimi me i ashper per nje pjesemarres direkt ne lufterat e ish Jugosllavise. Me shume nuk jane denuar as ata qe bene Serbrenicen. Nuk ka komandant zone ne UCK qe nuk e ka kaluar nje proces gjykimi pas lufte ne Kosove.Kjo nuk eshte kurrefare drejtesie e as drejtesi tranzicionale. Eshte fushate rezultat i investimit te madh te Serbise, me qellim qe te manipulohet e verteta,”- ka shkruar Ahmeti.

Më tej ai ka thënë se Serbia, nuk do të ishte kaq e suksesshme nëse nuk do të kishte naivitet nga ana jonë.

“Tash kur personalitetet protagoniste te lirise dhe pavaresise jane ne burg, Serbise i konvenon ta harrojme te kaluaren. As ne endrrat me te cmendura Serbia nuk do te synonte rezultat me te mire: Me shume te denuar ne anen e shqiptareve, protagonistet kryesor ne burg,”- është shprehur ai.

Duke thënë se nuk mund të tejkalohet e kaluara, Ahmeti ka shprehur besim që as kryeministri Kurti nuk do ta pranojë këtë.

“Une besoj qe kryeministri Kurti nuk do ta pranoj kete. E kemi obligim te reagojme te gjithe ndaj kesaj padrejtesie, obligim ndaj te ardhmes dhe se kaluares. Duhet te reagojme edhe per t’i shpetuar burrat e grate profesioniste te speciales. Edhe ata jane viktima te nje te pavertete njesis sic ishte Dick Marty,”- ka përfunduar Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit