22.9 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Gazetarëve rus iu dërgojnë pakë me koka derri dhe i kërcënojnë me jetën

- Advertisement -

Komentatorit të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Ria Novosti, Timofey Sergeichev, fotoreporterit të TASS, Mikhail Tereshenko dhe ekspertit ushtarak Konstantin Shifkov, iu dërguan në shtëpi disa kuti me koka derri. Lajmi u transmetua nga agjencia Ria Novosti, Russia Today dhe kanali “112” në Telegram, shkruan gazeta Novaya Gazeta Europe.

Sipas kanalit “112”, Sergeiçev mori një pako me kokë derri më 26 shtator, Shifkov më 20 shtator dhe Tereshenko më 19 shtator. Dërguesi që ia dha kutinë Tereshenkos kishte edhe katër pako të tjera me koka derri për të dorëzuar. Gazeta thekson se nuk dihet se kush qëndron pas dërgesave të këtyre pakove, duke thënë se të tre analistët politikë kishin marrë kërcënime para se të merrnin pakot.

Shifkov deklaroi se kur pakoja mbërriti më 19 shtator, ai nuk ishte në Moskë. “Kam vënë në dijeni strukturat përkatëse. Kam marrë një telefonatë me kërcënime për dhunë fizike, kërcënime me vdekje, kërkesa për të mos përkrahur veprimet e presidentit Putin. Pra, armiku mendon se ne po bëjmë një punë të mirë, vlerësimi më i lartë është vlerësimi i armikut,” tha ai sipas RT. Siç ka deklaruar në kërcënimet që ka marrë, atij i kanë thënë: “Ne i kemi krahët e gjatë dhe mund të të vrasim në çdo kohë dhe nuk do të pësojmë asgjë”.

Sergeychev është një analist politik dhe autor i artikullit “Çfarë duhet të bëjë Rusia me Ukrainën”, botuar në prill 2022 në faqen e internetit të Ria Novosti. Përmes artikullit të tij, kolumnisti bëri thirrje për vrasjen e qytetarëve ukrainas. Në qershor emri u përfshi në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Në prill të vitit 2023, sipas faqes së internetit Meduza, u raportua se Serfgaitsev, Shifkov dhe Tereshenko ishin dërguar pako me buste allçie që ngjanin me figurina që përmbajnë eksploziv, ndërsa merrnin pjesë në një festë të organizuar nga Vladlen Tatarksy. Tatarski u vra nga shpërthimi i një statuje ndërsa 40 persona u plagosën.

Të ngjashme

Të fundit