Punëtorët e RTK-së protestuan para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, për shkak të mosalokimit të buxhetit për RTK-në dhe mospagesës së pagave për 700 punonjës e këtij mediumi publik, raporton Ekonomia Online.
Në protestë u tha se qëllimi i vetëm është mbrojtja e RTK-së, dinjiteti i punëtorëve dhe sigurimi i pagave të merituara.
“Pa RTK-në s’ka zë të qytetarëve”, ”Gazetar pa pagë – demokraci pa zë”, “RTK nuk hesht edhe në errësirë”, kanë qenë disa nga pankartat që protestuesit i mbanin në duar