Gazeta zvicerane “NZZ” e ka ndryshuar artikullin e djeshëm lidhur me takimet në Zvicër, ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë.
Pasi përmendën takime me sjellje “familjare”, tash gazeta ka theksuar se Besnik Bislimi e Marko Gjuriq nuk u takuan direkt, edhe pse ishin pjesëmarrës.
Shkrimin e ka publikuar këshilltari i Besnik Bislimit, Klinsman Kadiu.
Pjesa e nënvizuar nga Kadiu është shtuar sot në tekst, pasi që dje nuk ka qenë e publikuar nga gazeta zvierane.







