Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, Gazeta SCANNER ua përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke u dëshiruar shëndet të mirë, paqe dhe mbarësi në familjet e tyre.
SCANNER shpreh mirënjohje të veçantë për besimin e vazhdueshëm të lexuesve gjatë gjithë vitit 2025, mbështetje që na ka motivuar të qëndrojmë të përkushtuar ndaj informimit të drejtë, profesional dhe të paanshëm.
Edhe gjatë vitit 2026, SCANNER do të vazhdojë të jetë pranë lexuesve me lajme të sakta dhe të balancuara.
SCANNER uron që viti i ri të sjellë më shumë shpresë, stabilitet dhe suksese për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kudo që ndodhen.
Gëzuar Vitin e Ri 2026!






