18.7 C
New York
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

Gazeta greke: Mesazhi i prerë që Mitsotakis i çoi mbrëmë Ramës, qeveria shqiptare e tejkaloi kufirin me çështjen Beleri

- Advertisement -

Mediat greke analizojnë darkën e mbrëmshme të thirrur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë me liderët e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim nuk ishte i ftuar kryeministri Edi Rama dhe ftesa iu bë presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj i cili refuzoi pjesëmarrjen. Marrëdhëniet e Greqisë me fqinjin e saj veriperëndimor u përkeqësuan për shkak të burgosjes së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili i arrestua në maj nën dyshimet për blerje votash.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se Mitsotakis i çoi mbrëmë një mesazh të qartë Edi Ramës.

“Qëllimi i dytë i arritur është mesazhi i rëndësishëm i mosftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në darkë.

Mesazhi nuk i drejtohej vetëm Tiranës, por shkoi në të gjitha drejtimet dhe thoshte se Greqia nuk do të tolerojë asnjë lëvizje që ose cenon interesat e saj ose nuk është në përputhje me standardet evropiane. Qëndrimi i Athinës ka qenë prej kohësh i qartë dhe thotë se qeveria shqiptare ka tejkaluar kufirin me çështjen Beleri” shkruan “Kathimerini”

Gazeta tjetër greke, “iefimerida” citon një zyrtar të lartë europian për çështjen Beleri, që sipas saj theksoi në kushte anonimati se “çelësi” është zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe për integrimin në BE.

“Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe me vendet kandidate në BE është e një rëndësie parësore, veçanërisht mosmarrëveshjet lidhur me të drejtat e pakicave, vuri në dukje një zyrtar i lartë evropian pas darkës së udhëheqësve në Athinë” shkruan gazeta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit