28.9 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Gazeta gjermane shkruan për pasojat e bllokimit të Kuvendit: Kurti nuk shihet i gatshëm për kompromis

- Advertisement -

Partitë politike kryesore në vendin tonë, duket se po veprojnë si në çdo proces tjetër zgjedhor, duke lënë për ditët e fundit dorëzimin e listës së kandidatëve me të cilët do të garojnë në Zëzgjedhjet për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Deri më tani, Vetëvendosje, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë në kërkim të kandidatëve, e që në numër janë shumëfish më shumë se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, pasi bëhet fjalë për dy lloje të zgjedhjeve, për të parin e komunës dhe për asambleistët.

Vetëm LDK-ja dhe AAK-ja ka publikuar listën me emrat e të gjithë kandidatëve me të ciët do të garojë në zgjedhjet për të drejtuar komuna të ndryshme të vendit.

Në një deklarim për “EkonomiaOnline”, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se afati i hapur më 26 qershor për aplikim online do të përfundojë më 13 gusht 2025.

“Afati i fundit për aplikim online në KQZ për certifikimin e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale është data 13 gusht. Brenda këtij afati, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe për anëtarë të kuvendeve komunale”, ka thënë Elezi.

Sipas Elezit, është në vullnetin e subjekteve politike të përcaktohen për llojin e zgjedhjeve dhe për komunat në të cilat duan të garojnë.

“Subjektet politike kanë të drejtën e plotë të vendosin në cilat komuna do të marrin pjesë në zgjedhje. Po ashtu, ato përcaktojnë vetë nëse do të garojnë vetëm në zgjedhje për kryetar komune ose për Kuvend Komunal apo për të dyja njëkohësisht në një komunë të caktuar”, ka thënë Elezi.

Më 12 tetor 2025 do të mbahen zgjedhjet lokale të rregullta, të cilat janë të tetat me radhë për kuvende komunale dhe të gjashtat me radhë për kryetarë të komunave.

Të ngjashme

Të fundit