-3.5 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Gazeta e pavarur serbe shkruan për pasivizimin e adresave, diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

- Advertisement -

Gazeta e pavarur serbe “Vreme”, e njohur për qasje liberale dhe anti-pushtetare në Serbi, ka shkruar për diskriminimin e rëndë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Prej pasivizimit të adrsave, mosnjohjes së diplomave universitare e deri te gjuha e urrejtjes që janë cak shqiptarët.

“Problemi është se policia kontrollon tri herë nëse dikush është në një adresë, kështu që nëse nuk e gjen në atë adresë, atëherë e fshin nga regjistri. Dhe një njeri, për shembull, mund të jetë jashtë shtetit për një muaj. Komuniteti serb nuk e ka këtë problem. Unë njoh serbë që punojnë në Beograd ose Nishë, kështu që ata nuk fshihen nga regjistri. Kështu, është një praktikë selektive në lidhje me anëtarët e komunitetit shqiptar“, shpjegon një bashkëbisedues i Vreme-s.

Të ngjashme

Të fundit