297 persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 550 të tjerë janë plagosur në Gaza, gjatë 24 orëve të fundit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës tha se rreth 18 mijë palestinezë janë vrarë dhe 49 mijë e 500 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori.
Bombardimet e Izraelit vazhdojnë së bashku me operacionet tokësore që kanë detyruar qindra mijëra njerëz nga zonat veriore dhe qendrore në jugun gjithnjë e më të mbipopulluar, raporton Al Jazeera.