Home Lajme Gaxherri: Osmani nuk gjeti asnjëherë fuqinë për të kundërshtuar Kurtin

Gaxherri: Osmani nuk gjeti asnjëherë fuqinë për të kundërshtuar Kurtin

0
Gaxherri: Osmani nuk gjeti asnjëherë fuqinë për të kundërshtuar Kurtin

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri ka thënë se presidentja, Vjosa Osmani nuk e ka gjetur asnjëherë fuqinë me dalë e me kundërshtu Qeverinë Kurti.

Kjo pasi sipas saj, Osmani nuk ka dashur që t’i prish raportet me kryeministrin, Albin Kurti.

Gaxherri me tej, në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1, tha se mosdeklarimi deri tashmë i Osmanit për Asociacionin i bën shumë dëm vendit.

“Nuk mund të mohojmë se Osmani është një person i përgatitur dhe ka përvojën e mjaftueshëm në politikë, por nuk është që është dëshmu që në të vërtetë e ka kryer punën e saj mirë, sidomos në raport me dialogu, në sjelljet me miqtë. Kësaj Qeverie, dmth z.Osmani asnjëherë nuk e ka gjet fuqinë me dalë me kundërshtu, hajde s’po du me kundërshtu kryeministrin, por me dalë me deklaru, sikurse sot që po deklaron se duhet më u bë Asociacioni, sikurse sot po deklaron që ka kërku në atë kohë nga kryeministri që statutin ta hartojmë vet, por nuk ka dëgju. Por, ne nuk e kemi ditë që kjo ka kërku edhe kur jemi taku më të nuk na ka dëshmu. Nuk e ka thënë sepse nuk ka dashur më u prish asnjëherë me z.Kurtin dhe kjo është shumë e dëmshme për vendin dhe është shumë e dëmshme edhe në raport me ne”, ka deklaruar ajo.

Exit mobile version