18.2 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Gaxherri: Opozita nuk i ka votat për Qeverinë, VV s’është subjekt i besueshëm

- Advertisement -

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri ka thënë se për formimin e Qeverisë nuk i ka votat as Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, por as partitë opozitare.

Megjithatë e pyetur se ai ishte kjo arsyeja se përse Kurti i bëri ftesë për koalicion LDK-së, ajo ka thënë se me këtë parti të gjithë duan koalicion.

Ndonëse ka thënë se në politikë nuk duhet përjashtuar asnjë mundësi, LVV-në e ka vlerësuar si partnere jo të besueshme.

“Opozita nuk ka numra me bë qeverinë as Kurti nuk ka. Të gjitha partitë politike e duan LDK- në qeverisje, sepse pa marrë parasysh ne kemi pas raste kur kemi qenë në koalicione dhe kemi pas përplasje të mëdha brenda koalicionit.. Nuk thuhet në politik kurrë “kurrë”, por jemi dëshmitar që LVV është subjekti i vetëm politik i cili i ka shembur urat e mirëbesimit me parterët tonë. VV është një subjekt politik të cilit nuk mund t’i besosh asgjë. Ne jemi deklaruar edhe gjatë fushatës që s’bëjmë koalicion me LVV-në”, ka thënë ajo në “InfoNata” në Tëvë1 .

Gaxherri ka thënë se për daljen nga kriza politike që ka kapluar vendin në pamundësi të konstituimit të Kuvendit, zgjidhja është propozimi i tyre me një qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare.

Të ngjashme

Të fundit