Më 9 nëntor do të zhvillohet rundi i dytë balotazhit.
Në shumicën e komunave, ata që dolën të parët do të duhet të mendojnë për koalcion.
Tashmë kanë nisur mes partive edhe kontaktet e para edhe janë regjistruar koalicionet e para.
Në Vushtrri Vetëvendosje arriti koalicion me LDK-në, por aty kandidati i kësaj të fundit i cili humbi zgjedhjet Xhafer Tahiri, duket se këtë ujdi e bëri pa aminin e partisë.
Koalicion pati edhe në Fushë Kosovë, mes LVV-së e cila ka dalur e para dhe AAK-së së Ramush Haradinajt, pavarësisht këtij të fundit i cili kishte shpesh përplasje e akuza të ashpra në drejtim të liderit të VV-së Albin Kurti.
Kjo po e krijon përshtypjen se mes partive kanë nisur të fshihet “vijat e kuqe”.
Kjo temë u trajtua edhe në edicionin më të ri të Kosova Today, me panelistët e ftuar.
Gazetari Ardian Gaxherri, vlerëson se pengesat e partive nuk duhet të ekzistojnë.
Por, sipas tij veprimet ofenduese të disa partive po detyrojnë vendosjen e këtyre vijave.
“Për këtë shkak jemi në këtë situatë, ku partitë kanë vendosur vijë të kuqe ndaj Vetëvendosjes”, deklaroi Gaxherri në Klan Kosova.