7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Gaxherri: Me të vetmet ‘armë’ për të cilat kryeminstrit Mustafa i ishte bërë atentat, VV-ja pretendon të shpëtojë

- Advertisement -

Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri thotë se kryeministri, Albin Kurti ka degraduar në një marrëveshje të dobët me Serbinë, nga ajo që e kishte arritur ish-kryeministri Isa Mustafa.

Sipas saj, Vetëvendosje po pretendon të shpëtojë me të vetmet ‘armë’ për shkak të të cilave sipas saj, kishin bërë edhe atentat ndaj Mustafës.

“Tash ne jemi ardhë në atë pikën ku kryeministri jonë e pranon se duhet të ketë Asociacion dhe ka ra në një marrëveshje krejt më të dobët, në një marrëveshje bazë, nuk ka kurrgjë finale dhe armët e vetme të kryeministrit Kurti kanë mbet Marrëveshja e Parimeve, të cilën zoti Mustafa ka arritë me pasë nenin që statuti i Asociacionit pas hartimit duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe letrën e Mogherinit të cilën ajo ia ka dërguar kryeministrit Mustafa. Të vetmet armë për të cilat kryeministri Mustafa është gjuajtur me gaz dhe i është bërë edhe atentat, edhe është gjuajt në familjen e tij e është fy, e është shpall tradhtar e të gjitha, tash janë armët e vetme me të cilat Vetëvendosje pretendon të shpëtojë. Dhe kjo është ironike”, ka thënë Gaxheri

Ajo në emisionin Info Nata në Tëvë 1, kryeministrin Kurti e ka quajtur mashtrues dhe të padijshëm.

Sipas Gaxherit, kryeministri ka pasur arsye të mjaftueshme ta shkarkojë Ekipin Menaxhues para se ta prezantojë draft-statutin e Asociacionit.

“Atë statut unë se kam pa por a i falet kryeministrit tonë që tashmë ka hy në proces. Pra kur ka ardhë radha për ta aktivizuar komisioni menaxhues, ky tashmë ka qenë i pajtuam për ta diskutuar. Ky duhej ta merrë atë komision, t’i shikoj emrat dhe kryesuesja kur është emëruar, nuk ka qenë deputete e Serbisë. Ky ka pasur arsye të fuqishme ta shkarkojë kryesuesen e komisionit sepse ajo përfaqësonte shtetin e Serbisë. Por nuk e bëri, nuk u mor me atë punë”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit