27.1 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Gaxherri: Kurti në takimin me presidenten ka thënë se i ka “votat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin”

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është deklaruar pas takimit të përbashkët që presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur me liderët e partive politike të enjten ku është diskutuar për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit.

Por, një “copëz” të qëndrimeve të Kurtit në atë takim e ka zbuluar anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ajo ka thënë se nga kryetari i tyre, Lumir Abdixhiku në mbledhjen e kryesisë janë njoftuar se Kurti ka thënë se i ka votat për formimin e qeverisë, por jo edhe për kryetar të Kuvendit.

“Kurti është deklaruar edhe në takimin me presidenten se nuk i ka votat për kryetarin e Kuvendit se për vetë (qeverinë i ka ). Tash ai e ka shumë lehtë me zhblloku procesin vetëm ta ndërroj kandidatin. Po ai është deklarua se për vete i ka votat por që për kryetar të Kuvendit, diçka ju ka blloku. Pasi i ka për qeveri unë po e ndihmoj në këtë rast, po i them, sjelle një kandidat tjetër i ke dy subjekte politike që do ta votojnë dhe do ecës tutje ti do të bëhesh kryeministër me 61 vota a sa i ke?”, ka thënë Gaxherri.

Të shtunën ka dështuar edhe tentimi i 17-të për konstituimin e Kuvendit.

Të ngjashme

Të fundit