24.8 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Gaxherri: Dimal Basha kryetar, degradim për Kuvendin

- Advertisement -

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka deklaruar se krerët e institucioneve të Kosovës duhet të marrin informata dhe hetime para se të vendosin kandidatin për kryetar të Kuvendit. Ajo nuk e shef të denjë kryetarin e zgjidhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.

Sipas Gaxherrit, LVV është duke ecur drejt degradimit të çdo institucioni të vendit, ngase sipas saj LVV hudhi në votim deputetin Basha.

“Ka muaj që nga përfundimi i procesit zgjedhor që ne kemi thirre dhe kemi deklaruar se LVV është duke ecur drejt degradimit të çdo institucioni të këtij vendi, çdo procesi të këtij vendi dhe degradimi i vet Kushtetutës së Kosovës dhe një gjë e tillë është dëshmuar pikërisht atë ditë kur VV ka hedhur në votim deputetin Basha. Ne sot kemi një kryetar të Kuvendit të cilët të gjithë e njohin, fatkeqësisht degradimi i institucionit të Kuvendit është në nivel i paparë më herët, krerët e institucioneve jo vetëm që kanë kujdes por ata duhet të marrin edhe informata, duhet të marrin edhe hetime nuk mund të bëhet çdokush as kryetar i Kuvendit, as i shtetit. Nuk e shoh fare të denjë kryetarin e zgjidhur për Republikën e Kosovës, por kjo është zgjedhje dhe përfaqësim i VV-së dhe natyrisht edhe subjektet e tjera politike të cilët e kanë votuar këtë kandidatë”, ka deklaruar Gaxherri në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Më tej, ajo është shprehur e lumtur që LDK nuk ka vënë votën e saj për asnjë kandidatë të LVV-së për kryetar të Kuvendit.

Gaxherri tutje theksoi se Kurti nuk ka besuar që Basha do të zgjidhet kryetar Kuvendi, pasi që sipas saj ai është munduar ta përdorë këtë person sikur Haxhiun, Nagavcin dhe Muratin.

“Kapacitetet e Dimal Bashës nuk janë për kryetar të Kuvendit, prandaj LDK ka deklaruar që nuk do të ketë votë për VV për askënd pa bërë marrëveshje politike. Çdo mandat kushdo që del i pari ai ka obligim që të ulet dhe të bëjë marrëveshje politike me cilindo subjekt politik që mundet dhe të shkojë vendi tutje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur prandaj jam shumë e lumtur që LDK nuk ka vënë votën e vetë për asnjë kandidatë…..Unë jam e sigurt që Kurti nuk ka besuar që Basha do të zgjidhet kryetar Kuvendi, ai është munduar ta përdorë këtë person si ata të tjerët, por që partitë politike duke dashur me vendos në kurth Kurtin e futën në kurth edhe Kosovën”, ka potencuar ajo.

Të ngjashme

Të fundit