Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, pritet të largohet së shpejti nga posti i tij, në një periudhë të trazuar për futbollin italian të cilët nuk arritën të kualifikohen në Kupën e Botës.
Sipas raportimeve të fundit të gazetarit të sportit Fabrizio Romano, ndryshimet në Federatën Italiane të Futbollit janë të pashmangshme. Presidenti i federatës, Gabriele Gravina, gjithashtu pritet të japë dorëheqjen, duke sinjalizuar një “pastrim” të plotë në drejtimin e futbollit italian.
Ndërkohë, ky vendim vjen si pasojë direkete të një tjetër dështimi të madh për Italinë, që humbi mundësinë për të marrë pjesë në një Kupë Bote, një goditje e rëndë për kombëtaren italiane
Gattuso, i cili mori drejtimin e skuadrës me shpresën për të rikthyer stabilitetin dhe frymën garuese, nuk arriti të përmbushë objektivin kryesor. Performancat e dobëta dhe rezultatet zhgënjyese kanë rritur presionin mbi stafin teknik dhe drejtuesit.
Federata pritet të nisë menjëherë procesin për emërimin e një trajneri të ri, ndërsa synimi do të jetë rindërtimi i ekipit dhe rikthimi i Italisë në elitën e futbollit botëror.
Katër herë kampionët e botës, Italia, humbi Kupën e Botës për të tretën herë radhazi, pasi pësoi disfat ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në gjuajtjet e penalltive në finalen e play-off-it të martën në Zenicë.






