Federico Gatti edhe njëher është shëndrruar në një hero për Juventusin.
Ashtu siç bëri me Monzan javën e kaluar, mbrojtësi italian shënoi golin e fitores sonte ndaj Napolit, ku rezultati përfundimtar ishte 1-0, në favor të Juventusit.
Gatti shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 51-të.
Me këtë fitore Juventusi ka marr përkohësisht kryesimin e Serie A, me 36 pikë, një më shumë se Interi.
Në anën tjetër, Napoli mbetet në vendin e pestë në tabelë me 24 pikë.