10.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Gati tri vjet pozita e kryeprokurorit me ushtrues detyre

- Advertisement -

Janë bërë më shumë se dy vjet që pozita e Kryeprokurorit të Shtetit është me ushtrues detyre.

Presidentja Osmani nuk ka dekretuar Blerim Isufajn të propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, pasi tha që janë gjetur disa shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit.

Nga kabineti i saj, tregojnë se qëndrimi i të parës së shtetit mbetet i njëjtë.

“Përgjigjen në pyetjet tuaja e keni brenda Raportit të Progresit. Raporti ka kërkuar që e gjithë procedura e përzgjedhjes të përsëritet nga fillimi”, tha këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, në një përgjigje për tëvë1 thotë që për këtë çështje janë ende në pritje të një përgjigje nga presidenca.

“Siç jeni në dijeni, pozita e Kryeprokurorit të Shtetit vazhdon të udhëhiqet nga Ushtruesi i Detyrës, ngase Këshilli Prokurorial i Kosovës ende nuk ka marrë përgjigje nga Zyra e Presidentes pas ridërgimit të emrit të kandidatit për këtë pozitë. Në momentin kur të kemi përgjigje nga Zyra e Presidentes, KPK-ja do t’ju informojë në kohë reale për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm lidhur me këtë çështje”, thanë nga KPK-ja.

E Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se është shqetësuese dhe e papranueshme qasja e KPK-së ndaj këtij procesi.

“Kur dihet se U.D përcaktohet pa ndonjë proces rekrutimi dhe për këtë arsye ne presim që sa më shpejt ky proces të zhbllokohet dhe të zhvillohet një proces i bazuar në meritokraci, transparencë të plotë, në mënyrë që të prodhojë një kryeprokuror i cili me emrin e tij i mbyllë të gjitha zbrazëtitë dhe të gjitha dilemat e mundshme për integritetin e tij si kryeprokuror”, tha Kabashi.

Kurse, Kenan Gashi nga AVONET thotë se gjatë monitorimit të procesit të përzgjedhjes nuk kanë hasur në mungesë transparence të kandidatëve.

“Ka qenë njëri prej vlerësimeve të fundit në këtë institucion më transparencë dhe më llogaridhënës për opinionin publik e natyrisht edhe për procesin. Brenda këtij Komisioni kemi pasur mundësi t’i monitorojmë jo vetëm ne si AVONET por të gjithë mekanizmat e shoqërisë civile e po ashtu edhe ato ndërkombëtare për të parë për së afërmi zhvillimet e këtij procesi”, tha Gashi.

Reagim ndaj procesit kanë pasur edhe ambasadat e disa shteteve në vend si ajo e SHBA-së, ku kanë kërkuar më shumë transparencë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit