Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, po e përjeton sezonin më të mirë të tij në La Liga, ndonëse skuadra e tij Mallorca, po ka krizë në rezultate.
Këtë edicion, Muriqi ka realizuar 18 gola dhe gjendet i dyti në listën e golashënuesve, pas Kylian Mbappes së Real Madridit.
“Pirati” është vetëm dy gola larg rekordit të Samuel Eto’o si golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas. Muriqi ka 52, kurse Eto’o 54.
Derisa, prizrenasi është në ndjekje të një tjetër rekordi, si futbollisti me më së shumti gola të shënuar për Mallorcan brenda një sezoni.
Rekordin e mban Dani Guiza me 27 gola në sezonin 2007/08.






