0.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Gati për t’u lëshuar në hapësirë’, Rama publikon fotot e satelitëve që do të monitorojnë Shqipërinë

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se janë gati për t’u lëshuar në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të ShBA-së, satelitët që do të monitorojnë Shqipërinë me një precizitet të qartë.

Ai ka thënë se Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të satelitëve ALBANIA 1 dhe ALBANIA2.

“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, ka shkruar ai në Facebook.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=655814812580850&id=100044570103558

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit