Ekipi i LASK Linzit ka shënuar fitore 1:2 ndaj Klagenfurtit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Bundesliga të Austrisë.
Gol në këtë ndeshje shënoi edhe futbollisti i Kosovës, Valon Berisha.
Berisha realizoi në minutin e 14-të për t’i barazuar shifrat në 1:1.
Mesfushori “dardan” luajti 64 minuta dhe më pas u zëvendësua.
Bazuar nga të dhënat e faqes “flashscore”, ai u vlerësua me notë mjaft të lartë, 8.3
Goli i sotëm, ishte i treti për të në ligën elitare austriake.
Po ashtu, ai i ka edhe katër asistime.