Udhëtarët në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë duke u përballur me vonesa të konsiderueshme, me kohë pritjeje deri në 40 minuta, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.
Ndërsa pikat e tjera kufitare po përjetojnë një fluks më të menaxhueshëm të automjeteve, duke rezultuar në pritje më të shkurtra.