2 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Gati 40 mijë euro gjobë LVV-së nga PZAP-ja

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje po del të jetë partia me fushatën më jo-etike zgjedhore në mesin e partive që po marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vetëm më 29 maj, kësaj partie, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka shqiptuar një mori gjobash që mbërrijnë shumë prej 39,500 euro.

Fillimisht, LVV-ja është gjobitur me 10 mijë euro pas ankesës së ushtruar nga Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët dhe Intelektualët për shkak të, siç thuhet, gjuhës së papërshtatshme nga zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe kryeministri Albin Kurti gjatë një tubimi zgjedhor në Deçan.

“Sipas parashtruesit të ankesës, gjatë këtij fjalimi, Donika Gërvalla Schwartz, duke aluduar për Ramush Haradinajn, të njëjtin e quan ‘gjeneralë të vetëshpallur’ (në shumës), e më pas e njëjta vazhdon ‘prandaj unë mendoj që aq më pak meriton respekt kush sakrificën personale apo familjare e përdor për arsyetim për krim për korrupsion, për vrasje apo mashtrim”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Ndërkaq, LVV-ja është gjobitur me 5,500 euro pas ankesës së PDK-së për, siç thuhet, gjuhë të urrejtjes të përdorur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë një fjalimi në tubimin zgjedhor të mbajtur në Viti, më 24 janar.

“Kundërshtarët tanë, kundërshtarët tanë janë bërë bashkë, pra klanet e krimit dhe korrupsionit janë bërë bashkë”, citohet të ketë thënë Haxhiu.

Me 5,500 euro është gjobitur edhe pas ankesës së PDK-së dhe Koalicionit AAK-Nisma me partnerë për shkak se, siç thuhet në vendimin e PZAP-së, më 25 janar në Malishevë, Lëvizja Vetëvendosje ka penguar gazetarët në kryerjen e detyrave të tyre profesionale.

Gjithashtu, gjobë tjetër prej 5,500 i është shqiptar këtij subjekti politik pas ankesës së parashtruar nga PDK-ja.

Në vendimin e PZAP-së thuhet se PDK-ja ka thënë se kandidati për deputet nga LVV-ja, Haxhi Avdyli, ka publikuar në Facebook një video me tekstin shoqërues, “duke përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse kundër partive kundërshtare”.

Një gjobë tjetër prej 5,500 euro i është shqiptuar LVV-së edhe për një rast tjetër, për të cilin është ankuar PDK-ja.

“Këto janë njëzëshëm ‘prioritetet’ e klubit të stërvjetëruar politik pdk, ldk, aak lista serbe (Pl-AS). Rikthimi i tyre në pushtet do të ishte katastrofë për Kosovën dhe fitore vendimtare për Serbinë gjenocidale prandaj mos lejoni zhbërjen e Republikës, për hir të gjakut të derdhur rrënë për liri dhe pavarësi, votoni masovikisht kundër Serbisë”, citohet të ketë shkruar këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Feim Tahirsylaj.

Ndërkaq, partia në pushtet është gjobitur edhe në tri raste tjera, me nga 3,000, 2,500 dhe 2,000 euro për raste të ndryshme, të ndërlidhura me gjuhën e përdorur në fushatë.

PZAP-i ka gjobitur edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 5 mijë e 500 euro, për shkak se Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesë, pasi aktivistët e saj thonë se kanë parë në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, banerë të vendosur në hapësira dhe rrugë publikë dhe në stacion të trafikut publik.

Banerët në fjalë ishin të Lumir Abdixhikut, kandidatit për kryeministër të LDK-së, dhe Alban Zogajt, kandidat për deputet, si dhe të kandidatëve të tjerë për deputetë, Jehona Lushaku-Sadriu, Ismet Beqiri, Fadil Aliu dhe Nuredin Ibishi-Leka.

VV-ja ka paraqitur edhe një ankesë tjetër në PZAP ndaj LDK-së, ku thuhet se Qendra e VV-së në Pejë ka vërejtur posterë të vendosur në hapësira publike, të kandidatit për deputet nga LDK-ja, Arben Gashi.

Për këtë LDK-ja u dënua me 4 mijë euro gjobë. /Klankosova/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit