Takimi i emisarëve ndërkombëtar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti ende është duke vazhduar në ndërtesën e qeverisë.
Takimi ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të zgjatë me orë të tëra. Qëllimi i këtij takimi është zhvillimi i përshpejtuar i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Në takim me Kurtin janë përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltari diplomatik i Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Eu♪7roaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ata që të gjithë erdhën në Kosovë me një aeroplan të qeverisë gjermane.