31.8 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Gasperini fillon “revolucionin”: Roma do ndryshojë fytyrë me pesë përforcime

- Advertisement -

Trajneri i ri i Romës, Gian Piero Gasperini, nuk ka humbur kohë për të paraqitur vizionin e tij për sezonin 2025-26.

Sipas raportimeve nga Italia, tekniku ka kërkuar pesë përforcime të reja për ta përforcuar skuadrën në pikat kyçe.

Gazetari i Sky Sport, Paolo Assogna, raportoi nga qendra stërvitore në Trigoria se Gasperini ka kërkuar: Një qendërmbrojtës të ri, një mesfushor qendror, një mbrojtës të djathtë, një mesfushor sulmues dhe një lojtar për krahun e majtë nëse Angelino largohet.

Në mesin e emrave të përfolur është mbrojtësi i djathtë i Flamengos, Wesley, i cili shihet si prioritet për atë pozitë dhe është gjithashtu në radarin e Juventusit.

Në fazën ofensive, Gasperini dëshiron një mesfushor sulmues kreativ që mund të luajë pas sulmuesit të vetëm, duke ndihmuar në finalizimin e aksioneve së bashku me kapitenin Lorenzo Pellegrini.

Sipas Corriere dello Sport, ish-trajneri i Atalantës ka kërkuar gjithashtu edhe një qendërsulmues të ri.

Ndërkohë, Roma pritet të emërojë Frederic Massara si drejtor të ri sportiv, pas largimit të Florent Ghisolfi.

Të ngjashme

Të fundit