13 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Gashi viziton policin special të Kosovës që u plagos në veri, ia jep emblemën e UÇK-së

- Advertisement -

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se ka vizituar Naser Qerkezin, policin e njësitit special të Kosovës, i cili u plagos gjatë aksionit në veri të vendit.

Duke i shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Gashi tregoi se Qerkezit ia ka dhuruar emblemën e UÇK-së, si dhe shqiponjën dykrenare.

“Naserit në shenjë mirënjohje i dhurova emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shqiponjën dykrenare”, shkroi ai ndër të tjera.

“Naseri me djemtë me të mirë të këtij vendi, janë gardian të ruajtjes se paqes! Zoti i ruajtë të gjithë që ndodhen në krye të detyrës, ndërkaq Naserit shërim dhe rikthim të shpejtë në misionin për mbrojtjen e vendit”, ka deklaruar Gashi, në një postim në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit