Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është deklaruar sërish lidhur me krijimin një komisioni hetimor parlamentar, gjë e cila u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje.
Me këtë rast, deputeti Gashi ka lexuar disa nga nenet e Kushtetutës së Kosovës, ku tha se në këtë komision parashihet që shumicën ta ketë sërish Vetëvendosje.
Britmat në Kuvend janë të panevojshme kur flet Kushtetuta, neni 77.Në këtë komision parlamentar shumicën do ta ketë VV-ja.Pika e dytë, Kuvendi me kërkesa të 1/3 të deputetëve, cakton komisione për një çështje të veçantë, duke përfshirë çështje hetimore.Pra cakton, punë e kryer. Tash lind problemi. Në interpretim që i ka dhënë ish-kryetari i Kuvendit, një kërkese të përbashkët të VV-së dheLDK-së në vitin 2018.Kërkesë e përbashkët, sot nuk është kërkesë e përbashkët.”, tha Gashi.
Ai gjithashtu iu kundërpërgjigj shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila citoi ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, lidhur me formimet e komisioneve.
“Grupi Parlamentar i LDK-së nuk është iniciator i formimit, deputetët individualisht janë përkrahës. Por dy deputetë nga 15 deputetë të LDK-së që nuk e kanë nënshkruar formimin e këtij komisioni parlamentar.Nga një VV që në këtë Kuvend Kadri Veselin e quante kriminel, citohet në interpretimet e tij, por nuk e citon Kushtetutën e Kosovës. Pra cakton. Një komision parlamentar të cilin shumicën do ta keni ju.”, tha ai.
Por në fund, deputeti Arben Gashi, tha se çfarë thotë deputetja Kusar-Lila,nuk ia vlen të përgjigjet fare.