Juristi Tomë Gashi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para dhe se duhet pritur edhe votat e diasporës, që sipas tij mund të ndikojnë deri në mbi 5 për qind.
Ai ka shtuar se rritja e opozitës ishte e pritshme pas katër vitesh në opozitë, duke argumentuar se ato kanë pasur kohë të reformohen dhe të përmirësojnë rezultatin e tyre.
“Nuk ia kanë heq votat, vetëm duhet me prit edhe votat e diasporës, nuk e dimë sa mbërrin por deri në mbi 5 për qind është. Ka qenë gjithçka në kudër të ligjeve tona, si popull e kemi shpreh që jemi i civilizuar. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar, nuk është se disa po thonë ka humb e opozita ka fituar, unë sigurisht nëse opozita do të ishte e bashkuar edhe nëse kishin qenë ata së paku këto tri parti PDK, LDK, AAK edhe të tjerat nëse kishin garuar së bashku, unë i pari do t’ua kisha uruar fitoren. Por e vërteta është se VV-ja ka fituar. E sa i përket partive tjera, ngritja e tyre ka qenë e pritur sepse katër vjet kanë qenë të mjaftueshme që pak të reformohen, këto pikë që i kanë ngritur mendoj se me punën e tyre e kanë bërë”, ka deklaruar Gashi në Debat Plus.