28 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Gashi: Vendosja e votimit në mënyrë arbitrare, antikushtetuese dhe cenim i demokracisë

- Advertisement -

Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka ripotencuar edhe një herë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, pas dështimit të seancës së sotme.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi tha se Kushtetuesja e konfirmoi që zgjedhja e kryetarit/es të Kuvendit bëhet me votim të hapur, sipas rregullores dhe praktikës së deritanishme.

Teksa citon Gjykatën, Gashi tha se çdo ndryshim i kësaj procedure mund të ndodh vetëm me mocion të posaçëm, të miratuar nga dy të tretat e deputetëve të pranishëm dhe që marrin pjesë në votim.

Tutje, ai shtoi se çdo përpjekje për të vendosur mënyrën e votimit në mënyrë arbitrare nga kryesuesi i seancës [ Avni Dehari], është jo vetëm e papranueshme, por edhe antikushtetuese dhe cenon parimet themelore të demokracisë.

“Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar qartë: zgjedhja e kryetarit/es të Kuvendit bëhet me votim të hapur, sipas rregullores dhe praktikës së deritanishme. Çdo ndryshim i kësaj procedure mund të ndodhë vetëm me mocion të posaçëm, të miratuar nga dy të tretat e deputetëve të pranishëm dhe që marrin pjesë në votim. Çdo përpjekje për të vendosur mënyrën e votimit në mënyrë arbitrare nga kryesuesi i seancës është jo vetëm e papranueshme, por edhe antikushtetuese dhe cenon parimet themelore të demokracisë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit