“Kur ndjen se po rrëshqet malit pingul, flet edhe broçkulla”, ka shkruar Gashi.
“Britmat dhe çirrjet nuk e ndalin as nuk e frikësojnë vullnetin popullor në mbeshtetje të LDK-së, për një të ardhme premtuese e demokratike që meriton Kosova. LDK-ja është në festë. 9 shkurti është dita jonë. Bëhu ndryshimi”, shkroi ai.
Shkrimi i plotë:
Nga Bregu i Diellit, një përshëndetje për ty:Kur ndjen se po rrëshqet malit pingul, flet edhe broçkulla.
Lidhja Demokratike e Kosovës, pasardhësit e ideuesit të Republikës, Ibrahim Rugovës, dhe përkrahësit e saj që besën me LDK-në e kanë në shpirt, janë bërë makthi i pushtetit.
Rritja jonë është frika e madhe e tyre.
Llapi dhe e tërë Kosova do ta deshmojne këtë.Britmat dhe çirrjet nuk e ndalin as nuk e frikësojnë vullnetin popullor në mbeshtetje të LDK-së, për një të ardhme premtuese e demokratike që meriton Kosova.
LDK-ja është në festë.
9 shkurti është dita jonë.
Bëhu ndryshimi.