Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi sonte ka qenë i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ku foli edhe në lidhje me inicimin e një mocioni mosbesimi kundër qeverisë aktuale.
Ai u shpreh se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, për arsye se siç tha ai, ai mocion duhet të niset nga të paktën 40 deputetë dhe të përkrahet nga të paktën 61 deputetë dhe siç u shpreh ai, mezi i bëjnë 41 vota.
“Mocioni i mosbesimit kundër qeverisë duhet të niset nga të paktën 40 deputetë dhe të përkrahet nga të paktën 61 deputetë që të konsiderohet mocion procedurial i suksesshëm”.
“Ne e dimë sa vota i kemi, ne mezi i bëjmë 41 vota, total opozita i ka 41 vota. Një tentim i dështuar i mocionit të mosbesimit, e pamundëson një tentim tjetër”, u shpreh Gashi.