20.8 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Gashi thotë se LS po i bojkoton zgjedhjet pasi është në hendikep: I ka 50 mijë votues në Kosovë

- Advertisement -

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, tha se Lista Serbe po i bojkoton zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës, pasi sipas tij, duke e ditur që ka pas votues, nuk po dëshiron t’ia mundësojë kryeministrit Kurti, zhvillimin e zgjedhjeve atje, raporton teve1.info.

Në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Gashi tha se sipas statistikave që ai i posedon, Lista Serbe në Kosovë i ka 50 mijë votues, gjysma e të cilëve jetojnë në Serbi apo vende tjera perëndimore.

“Në Kosovë banorë rezident serbë sipas statistikave që posedojmë janë rreth 50 mijë serbë. Andaj është një shqetësim i çështjes organizative për shkak se diku rreth 50 për qind e komunitetit në veri jetojnë në zona të ndryshme të Serbisë dhe vende të ndryshme evropiane. Andaj Lista Serbe duke e nuhatur këtë element politik nuk dëshiron t’ia mundësoj zotit Kurti këtë element për shkak se nuk do me u futë në një element të matjes elektorale brenda territorit të Kosovës. Në zgjedhjet e fundit Lista Serbe ka pas 50 mijë vota nga komuniteti serb, andaj kur e ndajmë në proporcion zonën veriore shihet një hendikep i qartë për shkak se edhe qytetarët e veriut janë të shqetësuar si nga qeveria e Kosovës por edhe nga komuniteti i Listës Serbe i cili i ka bastarduar dhe i ka nxjerrë nga jeta të e jetuarit mirë në zonën veriore”, tha Gashi.

Megjithatë, ai shtoi se Qeveria e Kosovës e ka një mundësi të mirë, që ta dërgojë vendin në zgjedhje të përgjithshme, duke ua dhënë mundësinë e dorëheqjes kryetarëve veriorë dhe shkuarjes në zgjedhje.

“Serbët po e ruajnë këtë akomodim për shkak se kanë arrit 10 subjekte politike t’i shkrijnë në një subjekt, ne nuk kemi ditë ta taktizojmë një pjesë të komunitetit serb, të ndajmë një pjesë dhe t’ia barrikadojmë Listës Serbe këtë mundësi. Shihet shumë saktë që tani jemi vonuar sa i përket kësaj pike dhe po shpresojmë që i vetmi element që qeveria e Kosovës dhe ne si popull për t’i ikë këtij elementi të mosdaljes në zgjedhje nga komuniteti serb, është që ne të shkojmë në zgjedhje nacionale dhe me një paktë kryetarët e veriut të japin dorëheqje dhe me një proces të shkojmë në zgjedhje edhe në veri, andaj qeveria e Kosovës e ka një potez që të largohet nga ky proces”, u shpreh Gashi.

Të ngjashme

Të fundit