19.9 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Gashi: Targat dhe Elektroseveri janë me çmimin për Asociacionin

- Advertisement -

Analisti Astrit Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se çështja e targave dhe  vendosja e Elektroserverit në veri janë me çmimin e marrëveshjes për Asociacion.

“Tabelat dhe vendosja e Elektroserverit në veri janë me çmimin e marrëveshjes për Asociacion. Nuk është kjo që po bëhet në mënyrë të izoluar dhe është sukses në vetvete, por është një pako, të cilës do t’ia dëgjojmë krismën më vonë se çfarë pasojash do të ketë për vendin”, ka thënë Gashi.

Ndërsa sa i përket çështjes se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës, Gashi ka thënë se Qeveria nuk ka kontribuar asgjë në këtë drejtim.

“Nuk ka kontribuar (Qeveria) asgjë”, është shprehur analisti.

Ndryshe, kujtojmë që Qeveria e Serbisë më 25 dhjetor 2023 ka marrë vendim që që të mundësojë lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova.

Këtë e kishte bërë të ditur drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Të ngjashme

Të fundit