Kandidati për deputet i PDK-së me numrin 15, Kujtim Gashi, ka qëndruar në “Lagjen e Trimave” ku është takuar me qytetarë të shumtë.
Gashi tha se kjo lagje ka qenë gjithmonë bastion i PDK-së dhe fortifikatë e Prizrenit gjatë luftës.
Ai i ftoi qytetarët për të punuar pareshtur deri në fitoren e 9 shkurtit.
“Në Lagjen e Trimave, të shumë betejave dhe fortifikatën e Prizrenit gjatë luftës. Në bastionin e PDK-së, përjetuam nga afër masovitetin dhe përkrahjen e qytetarëve për një Kosovë që mundet ma mirë. I bindur se bashkë do t’ia dalim me 9 shkurt, i ftova të gjithë pa dallim për punë të parreshtur deri në fitore” shkruan Gashi.
Postimi i plotë:
Në Lagjen e Trimave, të shumë betejave dhe fortifikatën e Prizrenit gjatë luftës. Në bastionin e PDK-së, përjetuam nga afër masovitetin dhe përkrahjen e qytetarëve për një Kosovë që mundet ma mirë. I bindur se bashkë do t’ia dalim me 9 shkurt, i ftova të gjithë pa dallim për punë të parreshtur deri në fitore.
Shpërndaje si mirënjohje për Lagjen e Trimave (Tusuzi)