7.2 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Gashi: Sot në Kuvend u hap fushata zgjedhore – Presidentja s’ka qenë kurrë neutrale

- Advertisement -

Analisti Astrit Gashi ka thënë se debati i sotëm mes VV-së dhe PDK-së në Kuvend ishte hapje e fushatës zgjedhore, duke e quajtur ditën e sotme “fillimin e fushatës në Kuvend”.

“Debati sot ke mes VV-së dhe PDK, ka pasur fjalime të cilat kanë qenë hapje e fushatës zgjedhore. Sot u hap fushata zgjedhore në Kuvend të Kosovës, a është kjo e ndershme a e pandershme, e drejtë apo e padrejtë le të na thotë kush do”, ka deklaruar ai.

Ai ka deklaruar se sot po bëhet “shkatërrimi dhe shtjerja e shtetit”, duke theksuar se Kosova po lihet pa qeverisje për interesa të ngushta politike.

“Mirëpo me u kthy nga perspektiva që kanë tentuar në të 99-ën ndoshta edhe më herët me ndërtu institucione, krejt çka po ndodhë në Kosovë këtë vit është shkatërrim dhe shtjerrje e shtetit të Kosovës. Sepse me u lënë shteti pa qeverisje, për një klasë e cila ka lyp me ardh dita me thënë te kem na mundësin me qeverisë”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Gashi gjithashtu kritikoi presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se ajo “nuk ka qenë asnjëherë palë neutrale që nga dita e parë në detyrë”.

Të ngjashme

Të fundit