Home Lajme Gashi: S’kam thënë kurrë UÇK ka kryer krime, këtë po e thotë tani avokati i Thaçit

Gashi: S’kam thënë kurrë UÇK ka kryer krime, këtë po e thotë tani avokati i Thaçit

0
Gashi: S’kam thënë kurrë UÇK ka kryer krime, këtë po e thotë tani avokati i Thaçit

Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar deklaratën e tij të vitit 2020 ku kishte thënë se “individë të UÇK-së kanë kryer krime”, deklaratë e cila kishte nxitur shumë reagime dhe e kishte shkarkuar nga posti i këshilltarit të kryeministrit.

Gashi thotë se ajo që tha avokati i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale ishte edhe më e rëndë.

“E cka është më e keqja, avokati i presidentit Thaci e pranon që UÇK ka kryer krime, por klienti im nuk e ka bërë”, thotë ai në emisionin Pressing në T7

“Unë kam thënë individë të UÇK-së në intervistën time, e tash avokati po thotë se UÇK ka kryer krime. Ma lëshojshin Arif Vladin. A me lshu tash une. UÇK duhet të mbrohet. Pse nuk po dalin këta mi thonë avokatit pse po thu kështu”, shtoi ai.

“Askush nuk ka thënë se UÇK ka kryer krime, përveç avokatit të Thaçit”, përfundoi ai.

Exit mobile version