Astrit Gashi, analisti politik tha se nuk ka asnjë interes politik për shkuarjen në zgjedhje por po përdoret si “arsyetim kot për vonesat e Kuvendit”. Gashi shtoi se nuk do të ketë ndikim as edhe një koalicion i mundshëm i “LVV-NISMA”, pasi që numrat nuk e kalojnë 60.
Ai në “Debat Plus” tha se edhe nëse do kishte zgjedhje të jashtëzakonshme nuk do të kishte dalje të votuesve.
“VV-ja se nuk është e interesuar për zgjedhje e tregoi PDK-ja. Kjo e fundit vendosi ta djeg kartëne zgjedhjeve duke e imponuar zgjedhjet, duke jap datë. PDK-ja luajti lojën mirë se lojën për zgjedhje që dojke VV-JA, qe po e marrë unë, PDK-ja ose po e marrim bashkë.Një pjesë e mirë e votuesve ishte ndjerë e fyer me zgjedhjet, brenda 6 muajve. Kish me qenë e vështirë dalja e votuesve në zgjedhje me votu. Në mobilizim dhe masivizim të votës, ka me qenë e vështirë.
Po ndodh loja me nerva e Lëvizjes Vetëvendosjes por edhe opozitës. Kjo lojë me nerva ka me prodhu një arsyetim për koalicion mes LVV-NISMA. Ky koalicion dhe me minoritetet, nuk i bjen asnjë votë mbi60 vota. Kot mirren vesh LVV e Nisma, kur ska vota të mjaftueshme”, deklaroi Gashi.
Gashi tha se Albin Kurti nuk mundet me kriju qeveri të re pa ndonjë koalicion të madh.
“O duhet. AAK, nuk mundet me marrë. As që ka me i interesu. Nuk ndodh. I mbetet PDK-ja e LDK-ja. Një koalicion i gjanë, duke arritur me maltretime të seancave të pafundme, ku supozohet me u zgjedh kryetarja e kuvendit. Edhe kandidatja e emëruar, është emëruar për mos me u zgjedh. Me mendu opinioni publik, me thanë nuk ban me shku zgjedhje, humb Kosova.Bonu dikush me dikë”, shtoi Gashi.
Ai shtoi se VV-PDK mund të jetë mundësi e mundshme e koalicionit.