-11.1 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Gashi: Si ka mundësi që opozita të mos kërkojë një komision hetimor parlamentar për sulmin terrorist në Banjskë?

- Advertisement -

Analisti Dardan Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se e habit fakti se pse opozita nuk kërkon një komision hetimor parlamentar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Më të vërtetë më habit se si ka mundësi që opozita të mos kërkojë një komision hetimor parlamentar se si ka ardhur deri këtu, si kanë mundur të dështojnë institucionet e sigurisë së Kosovës që të hyjnë ata njerëz këtu”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se “kemi pasur një dhunim më seriozin ndonjëherë të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës në shtator”.

“Ne kemi pasur një dhunim më seriozin ndonjëherë të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës në shtator. Reagimi i Policisë ka qenë profesional, mirëpo si opozitë do të kisha menduar se ajo duhet të kërkojë njerëzve përgjegjës se si ka ndodhur, pse ka ndodhur. Është çështja më normale në botë”, ka thënë tutje Gashi.

Gashi ka shtuar se është e çuditshme se si opozita e ka lavdëruar komponentin e intelegjencës edhe komponentin e Policisë pa asnjë hetim se si ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit