19.3 C
New York
Monday, May 26, 2025

Buy now

Gashi shpreh dëshirën që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt

- Advertisement -

Një vit më parë, katër parti shqiptare u bën bashkë në Maqedoninë e Veriut.

Bashkimi i tyre, themeloi koalicionin VLEN, i cili fitoi 13 mandate.

Një muaj më pas, koalicioni shqiptar, u bë partner në qeverinë e re të udhëhequr nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Por, ende pa u bërë një vit nga formimi i saj, njëra nga partitë shqiptare u largua nga koalicionin qeverisës.
Bëhet fjalë për Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit.

Këtë largim të ngutshëm po e konsideron kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi.

“Unë e respektoj vendimin e çdo partie politike, ka të drejtë autonome të marrë vendime dhe ta artikuloj interesin e vet. Si politikan, mendoj që ka qenë më mirë të mbetet ai koalicion, të shkohet në zgjedhjet lokale, të vazhdohet edhe një vit apo dy vjet punë intensive. Pastaj në mandatin tjetër, nëse rezultatet nuk do të ishin të kënaqshme, mund të vendosnim ndryshe. Mendoj që kjo gjasë edhe mundësi që na e dhanë shqiptarët për ta bërë ndryshimin, duhej të shfrytëzohej maksimalisht”, ka thënë Gashi.

Në një intervistë për Tëvë1, ai ka zbuluar hapat e radhës të tri partive shqiptare të këtij koalicioni.

“Ne si tri parti, jemi duke shkuar drejt homogjenizimit dhe formimit të një partie. VLEN do të funksionojë si një subjekt politik dhe kjo do ta rritë sigurinë dhe besimin të votuesi, se ndryshimet më të mëdha do të vijnë”, ka treguar Gashi.

Themeluesi i partisë shqiptare “Alternativa” ka thënë se Maqedonia e Veriut mbetet shtet mik i Kosovës.

“Maqedonia e Veriut e ka përkrahur Kosovën në çdo iniciativë, besoj që kjo mbështetje do të vazhdojë të jetë e tillë. Siç e dini mbledhja e parë mes dy qeverive, ka ndodhur pikërisht me Kosovën. Kufiri është bërë me një pikë-ndalese. Këto nuk kanë ndodhur në 30 vitet e fundit. Maqedonia e Veriut është një mik shumë e fuqishme e Kosovës”, thotë kreu i Kuvendit të Maqedonisë Veriore.

Ndërsa ka thënë se do donte që sa më parë të shihte të konsistuar edhe institucionin legjislativ kosovar.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e duan të mirën e Kosovës, duan që sa më shpejt të themelohen institucionet, por normalisht, ai është vullnet i tashmë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Dëshira jonë do të ishte që të bëhen sa më shpejt”, ka thënë Gashi.

Në fund, Gashi ka mohuar zërat se koalicioni VLEN, po luan rol në votën e deputetëve të pakicave joserbe në Kosovë, për ta votuar Albulena Haxhiun për postin e kryekuvendares. /Tëvë1/

Të ngjashme

Të fundit