25.1 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Gashi: Serbisë në Banjskë i ka ndodhur dështimi më i madh politik

- Advertisement -

Analisti Astrit Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Serbisë në Banjskë i ka ndodhur dështimi më i madh politik.

“Serbisë në Banjskë i ka ndodhur dështimi më i madh i politikës së tretë të Serbisë në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Ky ka qenë dështimi i tyre më i madh”, ka thënë Gashi.

Gashi e ka cilësuar këtë si “gabim trashanik”.

Gashi ka thënë se përmes sulmit në Banjskë, Serbia e ka “rikthyer” një pjesë të një imazhi të Serbisë që i ka bërë katër “luftëra të përgjakshme” në Ballkan.

Kujtojmë që të dielën e 24 shtatorit, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës nga një grup terrorist serb.

Nga ky sulm ka mbetur i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, i plagosur polici Alban Rashiti dhe disa të tjerë të lënduar.

Derisa Policia e Kosovës i ka vrarë tre persona nga ky grup terrorist serb.

Të ngjashme

Të fundit