Home Lajme Gashi: Serbia s’mund të shfajësohet, ka qenë në dijeni për sulmin terrorist në Banjskë

Gashi: Serbia s’mund të shfajësohet, ka qenë në dijeni për sulmin terrorist në Banjskë

0
Gashi: Serbia s’mund të shfajësohet, ka qenë në dijeni për sulmin terrorist në Banjskë

Analisti politik, Dardan Gashi, ka deklaruar se shteti i Serbisë nuk mund të mbesë pa faj në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Gashi në “Debat Plus”, tha se askush s’mund ta mohojë se krerët shtetëor të Serbisë kanë pasur dijeni për sulmin terrorist në veri.

“Serbia në çfarëdo mënyre, nuk mundet me u shfajësu. Nëse pretendon se nuk ka gisht, ajo ka faj se ata kanë hyrë nga territori i Serbisë, s’mundet me mohu që askush në Serbi nuk ka pasur dijeni për një armatim dhe grupim të tillë. Nëse e ka ditë, dhe mendoj që e ka ditë, është fajtore gjithsesi, s’mundet me dalë e pafajshme”, tha ai.

Gashi tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do ta përdor situatën e krijuar për të fituar vota në zgjedhjet e ardhshme në veri.

Po ashtu ai tha se përveç gjuhës së ashpër kundër Serbisë, bashkësia ndërkombëtare duhet ta dënoj Serbinë edhe me vepra.

Exit mobile version