Ilir Gashi, anëtar në KQZ nga radhët e PDK-së, thotë se kur kanë mbetur edhe pak kohë deri në vendimin për ish-krerët e UÇK’së që po mbahen në Hagë, ka dalë një skenë një grup me derektiva të Serbisë për të hedhur barrë të rreme e të padrejtë ndaj ish krerëve.
“Serbia ka nxjerrë në skenë këlyshët e saj vetëm dy muaj para verdiktit final të drejtësisë për çlirimtarët. Një ofensivë e ulët dhe e qëllimshme, së pari, për të hedhur barrë të rreme e të padrejtë mbi shpinën e burrave në Hagë dhe së dyti, përpjekja e fundit dëshpëruese për të shkatërruar, njollosur dhe zhdukur historinë më të lavdishme të kombit shqiptar. Është luftë kundër së vërtetës, kundër sakrificës dhe kundër lirisë sonë. Këlyshët e Serbisë do të dështojnë s’bashku me Serbinë”, ka shkruar Gashi.







