Njohësi i çështjeve politike, Astrit Gashi, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka tentuar që ta hapë urën e Ibrit në muajin shtator të këtij viti.
Por, sipas tij një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të presionit jashtzakonisht të madh nga partnerët ndërkombëtar.
“Synimi ka qenë të hapet në shtator, është shumë e saktë s’mundet askush ta mohojë, Qeveria s’ka nevojë ta mohojë që ka lëvizur nga ky synim. Presioni ndërkombëtarë ka qenë shumë i madh, mos të harrojmë uhstrime kfori bëri me qit kordon te ura, ka qenë mesazh që mos hi tash sepse mund të kesh pengesa dhe do kesh. Veprimi racional ka qenë mos me bë atë në atë moment”, tha ai në “Debat Plus”.
Gashi tha se në veri Qeveria ka merita për situatën e krijuar atje por edhe disa të meta.
“Për mu që e kemi prit 20 vjet me u hap, nëse hapet në dhjetor apo shtator është cështja më e vogël. PËr mu me rëndësi është që atje… por që ka një qarkullim të rritur dhe shtim të aktivitetit biznesor në veri, ky nuk duhet me u rreziku me veprime të tjera. Qeveria ka disa merita, por ka shumë të meta, është që duhet një “soft hand” atje”, tha ai.