Analisti politik, Dardan Gashi, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, për mënyrën se si po sillet karshi situatës në veri.
Ai në “Debat Plus”, tha se Qeveria aktual nuk po tenton të gjejë zgjidhje por vetëm të krijoj kriza të mëtejme.
Sipas tij në komunat e veriut të Kosovës duhet të ketë sa më parë zgjedhje kurse kryetarët aktualë të japin dorëheqje.
“Ata duhet të japin dorëheqje, me dorëzu mandatin dhe të shkojnë në zgjedhje, e kanë të thjeshtë, po fillojnë me komplikime, kush do me ditë e din se ai zinxhir juridik mungon. Këta nuk janë të orientum të gjejnë zgjidhje port ë kriza me i menaxhu diqysh, dhe me përfitu prej tyre, fatkeqësisht si Kosovë nuk po përfitojmë. Sanksionet nuk hiqen pa këto zgjedhje, ato s’mund të mbahen si po dojnë këta”, tha ai.