Qasja e Bashkimit Evropian, sipas analistit politik Astrit Gashi, është më e afërt me Serbinë se sa me Kosovën.
Ai në Debat Plus, tha se për këtë nuk e ka asnjë dyshim, derisa shtoi se problemi kryesor është që kryeministrit Albin Kurti, kjo gjë i është kujtuar shumë vonë.
“Sa i përket për qasjen e BE-së, kam qenë shumë i qartë, në mendimin tim edhe muajve të kaluar, qasja e BE-së është më e afërt me Serbinë se me Kosovën, qasja e Borrell e Lajcak, nuk kam asnjë dyshim. Problemin e kam kur Kurtit i është kujtuar që qasja e Lajcak është më e afërt, jo për interesa të Serbisë, por më e afërt në dialog me Serbinë se me Kosovën”, tha ai.
Gashi e përmendi edhe deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili kishte deklaruar se plani franko-gjerman është më afër qëndrimeve të Serbisë se sa të Kosovës.
“Këtu kemi një seri, të veprimeve të cilat janë injoru nga qeveria, që i kanë pa por kanë hasur në vesh të shurdhër. Kur është prezantu plani franko-gjerman, Bislimi ka thënë në Beograd se ai plan është më i afërt me qëndrimet e Serbisë se të Kosovës. Qeveria edhe pse e ka marrë planin, ka refuzu që ka plan. Në Berlin Kurti ka thënë neve na duket “okej” plani franko-gjerman, për të cilin Bislimi ka thënë se është më afër Serbisë”, tha ai.